Kina pranon se ka shkatërruar kampionet e hershme të virusit

Azia

Kina pranon se ka shkatërruar kampionet e hershme të virusit

Më: 17 maj 2020 Në ora: 11:02
Ilustrim

Kina pranoi se ka shkatërruar kampionet e para të COVID-19, duke konfirmuar kështu pretendimin e paraqitur nga Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo në fund të muajit të kaluar.

Liu Dengfeng, anëtar i Komisionit Kombëtar Kinez të Shëndetit, pranoi se Pekini kishte lëshuar një urdhër në 3 janar për të eleminuar mostrat e koronavirusit në laboratorët e paautorizuar, sipas Newsweek.

Liu megjithatë mohoi që shkatërrimi i tyre të jetë bërë në përpjekje për të mbuluar situatën, duke këmbëngulur se ky hap u hodh në mënyrë që të “ parandalohet rreziku i sigurisë biologjike laboratorike dhe të parandalohen fatkeqësi dytësore të shkaktuara nga patogjenë të paidentifikuar”.

Ai tha se laboratorët ishin “të paautorizuar” për të trajtuar kampione të tilla, dhe se ato duhej të shkatërroheshin në përputhje me ligjet kineze të shëndetit publik. Zyrtari nuk sqaroi se sa laboratorë e kishin kryer këtë veprim.

Pohimi i tij vjen në mesin e përshkallëzimit të marrëdhënieve diplomatike mes SHBA-së dhe Kinës për shkak të shpërthimit epidemik, që i pati fillesat në Wuhan ne 2019. Pompeo e akuzoi muajin e kaluar superfuqinë aziatike se nuk po tregohet transparente lidhur me pandemine.

Partia Komuniste kineze ende nuk ka ndarë me botën kampionet e virusit nga brenda Kinës”, u shpreh ai, e kjo kreut të diplomacisë amerikane, e bën të pamundur gjurmimin e evolucionit të sëmundjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat