Raport global: Wuhan për herë të parë nuk raporton asnjë rast asimptomatik

Azia

Raport global: Wuhan për herë të parë nuk raporton asnjë rast asimptomatik

Më: 1 qershor 2020 Në ora: 20:00
Foto ilustrim

Qyteti kinez Wuhan, ku filloi pandemia Covid-19, nuk raportoi asnjë rast të ri asimptomatik për herë të parë të dielën, sipas zyrtarëve kinezë të shëndetësisë, raporton TheGuardian.

Kina kontinentale raportoi gjithsej 16 raste të reja të Dielën, numri më i lartë ditor në tre javë. Të gjithë u raportuan si raste të importuara - 11 në provincën Sichuan, tre në Mongolinë e Brendshme dhe dy në Guangdong.

Virusi vazhdon të tërbojë në pjesë të tjera të botës, përfshirë Brazilin që kaloi gjysmë milioni raste të dielën. Në Angli, zyrtarë të lartë të shëndetit publik kanë kërkuar që qeveria të anulojë një lehtësim të kufizimeve të bllokimit që fillon të hënën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat