Detaje të rënda: U kthye vonë në shtëpi, babai i merr jetën të bijës me shufër hekuri

Azia

Detaje të rënda: U kthye vonë në shtëpi, babai i merr jetën të bijës me shufër hekuri

Më: 19 qershor 2020 Në ora: 09:47
Reyhaneh Ameri

Babai qëllon për vdekje vajzën e tij në Iran, në një tjetër vrasje për nder, që trondit vendin.

Ai ndërmori aktin ekstrem pasi e bija sipas tij u kthye vonë në shtëpi.

Reyhaneh Ameri është viktima e cila sipas mediave të huaja, u qëllua me shufër hekuri nga i ati i saj.

Mediat shkruajnë se Ameri u dërgua në spital me plagë të rënda, por aty ndërroi jetë.

Pak ditë më parë 19 vjeçarja Fatemeh Barihi u vra nga burri i saj, kurse një 13 vjeçare, Romina Ashrafi u vra me një drapër nga babai i saj.

Reyhaneh besohet të ketë mbërritur në shtëpinë e prindërve të saj rreth orës 11:30 të mëngjesit të së dielës, gjë që ka acaruar babanë e saj.

Motra e Reyaneh u shpreh se ajo shkoi të vizitojë shtëpinë e prindërve të saj të nesërmen në mes orës 8:30 dhe 9:00 të mëngjesit, por askush nuk u përgjigj kur trokiti. Ajo pa njolla gjaku në mure dhe më tej mësoi krimin e rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat