​India me shifra rekorde ditore COVID-19

Azia

​India me shifra rekorde ditore COVID-19

Më: 1 gusht 2020 Në ora: 17:42
Foto ilustrim

Në 24 orët e fundit, India regjistroi më së shumti raste ditore me koronavirus deri më tash - 57,118.

Sipas të dhënave nga faqja e internetit e Worldometers, numri i personave të infektuar në këtë vend aziatik është 1,701,307.

Vetëm në korrik, rreth 1.1 milion njerëz u infektuan me virusin e koronës në Indi, sipas AP.

India renditet e treta në botë në numrin e të infektuarve, pas Shteteve të Bashkuara dhe Brazilit.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se 764 njerëz të tjerë vdiqën, dhe numri i përgjithshëm i vdekjeve që nga fillimi i epidemisë është 36.511. Ministria e Aviacionit Civil e Indisë ka shtyrë vazhdimin e fluturimeve ndërkombëtare deri më 31 gusht.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat