1.540 të infektuar të rinj në Japoni , rritje rekorde në Tokio - Bota Sot
1.540 të infektuar të rinj në Japoni , rritje rekorde në Tokio

Azia

1.540 të infektuar të rinj në Japoni , rritje rekorde në Tokio

Më: 2 gusht 2020 Në ora: 17:55
Foto ilustrim

Dje në Japoni janë regjistruar 1.540 raste të reja të koronavirusit, me çka për të tretën ditë me radhë ka më shumë se njëmijë të infektuar, por nuk ka rase të reja të vdekjes.

Siç kumtoi sot Ministria japoneze e Shëndetësisë, dje në Tokio janë regjistruar 472 raste të reja, që është rritja më e madhe ditore deri më tani e shënuar në kryeqytetin japonez.

Nga fillimi i pandemisë në Japoni janë konfirmuar gjithsej 37.401 raste të Kovid-19, ndërsa numri i përgjithshëm i të vdekurve arrin 1.024.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat