Franca është në proces e sipër të dërgimit të ndihmave në Liban, pas shpërthimit masiv sot në portin e Bejrutit, njoftoi presidenti francez Emmanuel Macron.
“Franca është krah për krah me Libanin. Gjithmonë”, shkoi në Twitter Macron.
“Ndihma dhe burimet franceze janë aktualisht rrugës për atje”, shtoi ai.
Zyra e Macron-it njoftoi se ai ka telefonuar, gjithashtu, presidentin libanez Michel Aoun për t’i shprehur mbështetjen e Francës për popullin libanez.