“Humba dëgjimin për disa sekonda”, dëshmitarët okularë përshkruajnë fuqinë e shpërthimit në Bejrut - Bota Sot
“Humba dëgjimin për disa sekonda”, dëshmitarët okularë përshkruajnë fuqinë e shpërthimit në Bejrut

Azia

“Humba dëgjimin për disa sekonda”, dëshmitarët okularë përshkruajnë fuqinë e shpërthimit në Bejrut

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 09:28
Shpërthimi në Bejrut

Dëshmitarët okularë kanë përshkruar se sa i fuqishëm ishte shpërthimi që tronditi kryeqytetin e Libanit, ku deri tani numërohen 100 të vdekur e më shumë se 4000 të plagosur.

Shkaktari i shpërthimit në portin e qytetit ende nuk është përcaktuar.

Megjithatë, presidenti libanez ka fajësuar magazinimin e 2,750 tonëve të nitratit të amonit në deponë që nuk ishte kontrolluar prej gjashtë viteve.

Shpërthimi  ndodhi në një kohë të ndjeshme për Libani, që është duke u ballafaquar me krizën ekonomike.

Tensionet janë të larta dhe verdikti i shumëpritur për vrasjen e ish kryeministrit Rafik Hariri është vetëm në tri ditë.

Të mbijetuarit e shpërthimit thonë se kjo i ka kthyer kujtimet e bombardimeve të mëparshme, përfshirë edhe atë që vrau Haririn më 2005.

“Po tentoja të fshihesha, jam duke gjakosur nga këmba, por jam mirë. Kjo më ktheu në kujtimet e 2006-ës kur Izraeli po e bombardonte Libanin dhe ata hodhën bombë në një zonë afër meje. Mendoja se po vdisja, këtë ndjenjë e kisha edhe sot”, thotë njëri prej dëshmitarëve.

“Papritmas e humba dëgjimit, me sa duket isha shumë afër, kështu që e humba dëgjimin për pak sekonda”, thotë një tjetër.

Shpërthimi i djeshëm (e martë) tronditi Bejrutin ku janë shpallur tre ditë zie.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat