U hodh në det pas shpërthimit në Bejrut, u gjet pas 30 orësh - Bota Sot
U hodh në det pas shpërthimit në Bejrut, u gjet pas 30 orësh

Azia

U hodh në det pas shpërthimit në Bejrut, u gjet pas 30 orësh

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 19:27
Fotografia e Amin al-Zahed

Vijon të jehojë lajmi i shpërthimit të tmerrshëm në Bejrut të Libanit. Këto ditë janë përcjellë histori nga më të ndryshme pas ngjarjes.

Njëra prej tyre është edhe hedhja në det e një punëtori të portit ku ndodhi shpërthimi.

Ai u gjet i gjallë pas 30 orësh. Fotografia e Amin al-Zahed, ishte postuar në një faqe në “Instagram” kushtuar gjetjes së banorëve të zhdukur, por u gjet në detin Mesdhe.

Punëtori i Portit të Bejrutit, Amin al-Zahet u dërgua me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe për fat të mirë është në gjendje të stabilizuar.

Pas shpërthimit katastrofik humbën jetën rreth 145 persona dhe mbetën të plagosur mijëra të tjerë. Ndërkohë që shumë persona kanë mbetur nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat