Indi/ Rrëzohet aeroplani me 191 pasagjerë, shkon në 16 numri i viktimave - Bota Sot
Indi/ Rrëzohet aeroplani me 191 pasagjerë, shkon në 16 numri i viktimave

Azia

Indi/ Rrëzohet aeroplani me 191 pasagjerë, shkon në 16 numri i viktimave

Më: 7 gusht 2020 Në ora: 21:51
Deri më tani, numërohen të paktën 16 persona, përfshi pilotin dhe ndihmës-pilotin, të cilët kanë humbur jetën si pasojë e këtij incidenti.

Një aeroplan i kompanisë India Express, me 191 persona në bord, është rrëzuar në një aeroport në shtetin jugor, Kerala, kanë thënë zyrtarët.

Deri më tani, numërohen të paktën 16 persona, përfshi pilotin dhe ndihmës-pilotin, të cilët kanë humbur jetën si pasojë e këtij incidenti.

Aeroplani, që ishte në rrugë nga Dubai, është rrëzuar jashtë pistës dhe është ndarë në dysh në aeroportin Calicut, ka thënë Autoriteti i Aviacionit në Indi.

Shumë pasagjerë të tjerë janë plagosur dhe janë dërguar me urgjencë në spital për trajtime mjekësore.

“Avioni doli nga pista, u përplas me një mur dhe përfundoi në fushë, ku u nda në dy pjesë. Në mesin e pasagjerëve ishin 10 fëmijë, dy pilotë dhe 5 punonjës të ekuipazhit”, u shpreh drejtori i përgjithshëm i aviacionit civil.

Ky incident ka ndodhur në kohën e reshjeve të mëdha të shiut në këtë rajon.

Kohën e fundit është raportuar për vërshimeve të mëdha dhe rrëshqitje të tokës, ndërkohë që sezona e shirave të rrëmbyeshëm në këtë vend po arrin pikun.

Në maj të vitit 2010, 158 persona kanë vdekur kur një aeroplan i kompanisë, Air India Express, ka tejkaluar pistën e aeroportit Mangalore dhe është rrëzuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat