30 burra përdhunojnë 16-vjeçaren, prisnin në radhë në hotel

Azia

30 burra përdhunojnë 16-vjeçaren, prisnin në radhë në hotel

Më: 21 gusht 2020 Në ora: 08:09
Ilustrim

Mbarë Izraeli është tronditur dje nga një lajm i tmerrshëm, horror dhe drithërues.

30 burra e kanë përdhunuar një vajzë 16-vjeçare. Denoncimi është bërë nga vetë ajo teksa ka qenë me pushime në qytetin turistik Eilat.

Siç raporton “Channel 12 News”, janë arrestuar disa të dyshuar, ndërsa njëri prej tyre ka rrëfyer se burrat prisnin në radhë jashtë derës së hotelit për ta përdhunuar 16-vjeçaren në dhomës e saj.

Një tjetër i arrestuar, 27-vjeçar ka pasur në celularin e tij edhe video gjatë përdhunimit të 16-vjeçares.

Policia po punon për identifikimin e të gjithë të dyshuarve si dhe ndriçimin e gjjthë ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat