Palestinezët shkrepin raketa mbi Izraelin, ka të plagosur

Azia

Palestinezët shkrepin raketa mbi Izraelin, ka të plagosur

Më: 15 shtator 2020 Në ora: 22:16
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ekstremistët palestinezë nga Rripi i Gazës kanë shkrepur sonte dy raketa në drejtim të Izraelit, duke lënë të plagosur të paktën dy persona.

Sulmi përkon me nënshkrimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve midis Izraelit dhe dy vendeve arabe në Shtëpinë e Bardhë.

Palestinezët kundërshtojnë marrëveshjet me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrejnin pasi i konsiderojnë ato si një tradhti të qëllimeve të tyre nga vendet arabe që ranë dakord të njohin Izraelin, por nuk siguruan koncesione territoriale.

Ushtria izraelite tha se një raketë u shkatërrua dhe ambulanca izraelite Red David's Shield deklaroi se dy persona pësuan lëndime nga xhamat e thyer.

Ushtria tha më parë se sirenat për një alarm raketash ishin dëgjuar në Ashdod dhe Ashkelon, në Izraelin jugor.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat