Zbulohet masterplani i Kim Jong-un për shmangien e sanksioneve në tregtinë globale

Azia

Zbulohet masterplani i Kim Jong-un për shmangien e sanksioneve në tregtinë globale

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 20:47
Kim Jong-un

Korea e Veriut është e ndaluar të tregtojë me shumicën e kombeve por megjithatë arrin të qëndrojë ekonomikisht në sipërfaqe, teksa raportimet sugjerojnë se diktatura ka krijuar një rrjet aktivitetesh dhe këmbimesh ilegale që sigurojnë miliarda, sipas tabloideve britanike.

Imazhet satelitore sugjerojnë se Korea e Veriut është gati të prezantojë një tjetër seri raketash balistike, çka koinçidon me paradën ushtarake të muajit që vjen për 75-vjetorin e partisë komuniste.

Ndërkohë lideri suprem Kim Jong-un ka kontroll të plotë të financave të vendit, edhe pse të dhënat tregojnë se GDP vjetore për kokë në vend është vetëm $1,800.

Bllokimi i tregtisë prej sanksioneve ka bërë që vendi të mbështetet te Kina për 67.2 përqind të eksporteve dhe 61.6 të importeve. Ndërsa pjesa tjetër e tregtisë kompensohet nga vende si Korea e Jugut, India dhe disa vende të BE.

Ndërkohë raportohet se Veroi tregton në mënyrë ilegale me një seri vendesh të tjera, kryesisht duke eksportuar armë në vende të Lindjes së Mesme dhe Afrikës.

Në vitet 1980-të, Korea e Veriut ishte një nga tregtueset kryesore të armëve për vendet e botës së tretë. Ajo eksportonte armë të lira e teknikisht të pasofistikuara, sipas një raporti të politikës së jashtme të SHBA.

Gjatë luftës Irak-Iran, 90 përqind e eksporteve të armëve që vinin nga Veriu shkonin te Irani dhe mes viteve 1981 e 1989, familja e Kim kishte akumuluar rreth $4 miliardë nga shitjet e armëve.

Vendi ka lulëzuar gjithashtu në teknologjinë bërthamore e raketore, me të cilat të dhënat sugjerojnë se ka fituar rreth $550milionë.

Sanksinet e kohëve moderne kanë ndaluar tregtinë e armëve të Koresë së Veriut por me anë të një rrjeti të sofistikuar shitjesh indirekte vendi ka gjetur kanalet e shpërndarjes. Sipas një raporti të vitit 2014 UN vende si Siria, Mianmar, Eritrea, Tanzania, Etiopia, Somalia e Irani dyshohen se kanë blerë armë nga Peniani.

Përveç armatimeve vendi dyshohet se ka biznese të ligjshme me fasadë të rreme nëpër botë, siç ishte rasti i këtij viti kur nëj hotel në Berlin u zbulua se zotërohej nga Kim dhe u detyrua të mbyllej.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat