Cunami 'frikëson' Indonezinë pas tërmetit 6.2 ballë

Azia

Cunami 'frikëson' Indonezinë pas tërmetit 6.2 ballë

Më: 17 janar 2021 Në ora: 14:22
Indonezinë

Dwikorita Karnawati, kreu i agjencisë meteorologjike, klimatologjike dhe gjeofizike të Indonezisë (BMKG), ka thënë se një tërmet tjetër në rajon mund të shkaktojë një cunami.

Të paktën 73 njerëz kanë vdekur si pasojë e një tërmeti që ndodhi të premten në provincën Sulawesi Perëndimore të Indonezisë

Sipas medieve të huaja, lajmi u bë i ditur të dielën nga autoritetet indoneziane.

Përveç kësaj, më shumë se 820 persona u lënduan dhe mbi 27 mijë njerëz u evakuuan nga shtëpitë e tyre pas tërmetit 6.2 ballë.

Disa kërkuan strehim në male, kurse të tjerët shkuan në qendrat e ‘ngushta’ të evakuimit, thanë dëshmitarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat