Kina është vendi me më së paku mbiemra në botë

Azia

Kina është vendi me më së paku mbiemra në botë

Më: 17 janar 2021 Në ora: 19:48
Foto ilustrim

A e dini se nëse ndaloni një person në rrugët e Kinës, mundësitë janë që mbiemri i tij të jetë Wang, Li, Zhang, Liu ose Chen.

Sipas të dhënave të qeverisë kineze, këta janë pesë mbiemrat më të shpeshtë në Kinë të cilët i mbajnë më shumë se 433 milionë banorë apo 30 % e popullatës.

Kina, me 1,37 miliardë banorë ka popullsinë më të madhe në botë por njëkohësisht ka numrin më të vogël të mbiemrave, shkruan CNN.

Sipas Ministrisë së Sigurisë Publike, vetëm 6000 mbiemra janë në përdorim në të gjithë Kinën ndërkohë që 86% e popullatës kanë 100 nga këta mbiemra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat