Tërmeti që goditi Japoninë ishte pas-tronditje të atij të vitit 2011 në Fukushima

Azia

Tërmeti që goditi Japoninë ishte pas-tronditje të atij të vitit 2011 në Fukushima

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 13:35
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një tërmet i fortë që goditi brigjet e Japonisë, duke lënduar më shumë se 100 persona, ishte një pas-tronditje e tërmetit shkatërrues të vitit 2011 që shkaktoi shkrirjen bërthamore të Fukushimas, deklaroi agjencia meteorologjike e vendit.

Sipas The Guardian, tërmeti i së shtunës kishte një magnitudë prej 7.3 Rihter dhe ndodhi në brigjet e prefekturës Fukushima në një thellësi prej 60 kilometrave.

Tërmeti shkaktoi ndërprerje të përhapura të energjisë, por duket se nuk kishte dëme më të mëdha dhe nuk u paralajmërua për ndonjë cunami.

Dukuria ndodhi vetëm disa javë para 10-vjetorit të katastrofës së trefishtë të Japonisë, më 11 mars të vitit 2011, kur tërmeti më i fortë i regjistruar në historinë e Japonisë shkaktoi një cunami që hodhi mbeturina në qytete dhe fshatra të tëra, dhe shkaktoi një shkrirje të trefishtë në termocentralin bërthamor, Fukushima Daiichi.

Bëhet e ditur se më shumë se 18 mijë persona kishin vdekur asokohe si pasojë e cunamit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat