Pekini publikon pamjet me të cilat pretendon se shfaqin përplasjen e ashpër mes ushtarëve kinezë dhe atyre indianë

Azia

Pekini publikon pamjet me të cilat pretendon se shfaqin përplasjen e ashpër mes ushtarëve kinezë dhe atyre indianë

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 18:54
Foto

Kina ka publikuar pamjet me të cilat pretendon se shfaq përplasjen mes trupave indiane dhe atyre kineze në qershor të vitit të kaluar, pasi Pekini zyrtar kishte pranuar se katër ushtarët e saj ishin vrarë në një rrahje masive në male.

Pamjet janë publikuar nga televizioni publik i Kinës, me të cilat Pekini zyrtar pretendon se tregojnë luftën e ashpër mes forcave kineze dhe atyre indiane pranë lumit Galwan, që ka rezultuar me vdekjen e dhjetëra ushtarëve.

Por kjo nuk është hera e parë që dyja palët përplasen për territorin e kontestuar, mbi të cilën pretendojnë Kina por edhe India. E vitin e kaluar fillimisht ishte mohuar përplasja dhe vdekja e ushtarëve nga Kina.

Ndërkaq tani përmes videos së publikuar tenton t’i vë fajin Indisë, duke thënë se ishin ushtarët e saj që të parët shkelën ligjin dhe kërcënuan sigurinë e ushtarëve kinezë. 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat