Pesë të vrarë e dhjetëra të lënduar nga protestat në Irak

Azia

Pesë të vrarë e dhjetëra të lënduar nga protestat në Irak

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 12:08
Foto ilustrim

Së paku pesë protestues janë vrarë dhe mbi 175 të tjerë u lënduan të premten gjatë përleshjeve me forcat e sigurisë në qytetin jugor irakian, Nassiriya.

Sipas një burimi të shëndetësisë, shumica e viktimave kanë vdekur nga plagët e shkaktuara nga plumbat. Përpos protestuesve, në trazira u lënduan edhe 57 pjesëtarë të forcave të sigurisë, shkruan Reuters.

Përleshjet vazhduan edhe të premten në mbrëmje pas një jave të dhunës që shpërtheu të dielën, kur forcat e sigurisë qëlluan me armë për t’i shpërndarë protestuesit, të cilët ishin duke u përpjekur që t’i sulmojnë ndërtesat qeveritare.

Protestuesit po kërkojnë që guvernatori të japë dorëheqje dhe gjithashtu po kërkojnë drejtësi për protestuesit e vrarë që nga viti 2019.

Organizata për të drejtat e njeriut, Amnesty International, tha se i ka verifikuar videot nga protesta në Nassirya, ku dëgjihen qartë të shtënat dhe shihen protestuesit e vdekur në rrugë.

Ali Bayati, anëtar i Këshillit të Lartë për të Drejtat e Njeriut, tha: “Situata është jashtë kontrollit në Nassiriya dhe gjaku po derdhet përderisa qeveria po shikon.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat