Politikani vdes në paraburgim/ Mianmar, shpërthejnë protesta në mbarë vendin

Azia

Politikani vdes në paraburgim/ Mianmar, shpërthejnë protesta në mbarë vendin

Më: 7 mars 2021 Në ora: 17:21
Foto

Bashkëpunëtorë të një zyrtari të partisë së lideres de fakto të Mianmarit Aung San Suu Kyi njoftuan se ai vdiq gjatë natës në paraburgim.

Shkaku i vdekjes së Khin Maung Latt nuk dihet, por agjencia e lajmeve “Reuters” bëri të ditur se kishte parë një fotografi të trupit të tij me një leckë të njollosur me gjak të vendosur rreth kokës.

Kaq është dashur që në 12 qytete të vendit të shpërthejnë protesta të reja, e kjo në një kohë kur Mianmari përballet sakaq me tubime të cilësuara disa nga veprimet më të gjera kundër grushtit të shtetit që ndodhi muajin e kaluar.

Sithu Maung, një anëtar i parlamentit të shpërndarë, shkruante në një postim në Facebook se Khin Maung Latt ishte menaxheri i fushatës së tij dhe ishte arrestuar të shtunën në mbrëmje në Pabedan. Policia nuk pranoi të komentonte.

Të dielën e forcat e sigurisë shtypën shumë prej protestave në të gjithë vendin. Sipas OKB-së, forcat e sigurisë në Mianmar kanë vrarë deri tani më shumë se 50 persona.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat