Japoni alarm për cunam

Azia

Japoni alarm për cunam

Më: 20 mars 2021 Në ora: 15:32
Foto

Një tërmet me magnitudë 7.2 ballë i shkallës Rihter ka goditur Japoninë. Autoritetet lëshuan një paralajmërim për cunami në brigjet e prefekturës Miyagi.

Agjencia Meteorologjike e Japonisë tha se tërmeti ishte në një thellësi prej 60 kilometrash në Paqësor, pak larg brigjeve të rajonit Miyagi.

Zyrtarët thanë se nuk kishte raporte për dëmtime ndërtesash apo të lënduar. Të paktën 200 familje kanë mbetur pa energji elektrike.

Tohoku Electric Power Co njoftohet se mbylli uzinën e saj bërthamore Onagawa. Ky central kontrollonte gjendjen e termocentralit Fukushima Dai-Ichi, i cili u shkatërrua nga tërmeti 2011.

Disa shërbime trenash në rajon u pezulluan gjithashtu si një masë paraprake. Një video e shpërndarë nga NHK tregoi se si u ndie tërmeti në qytetin Sendai në prefekturën Miyagi.

Tërmeti i erdhi jo shumë kohë pasi vendi shënoi dhjetë vjet që nga tërmeti vdekjeprurës me madhësi 9.0 në 11 Mars 2011, ku vrau mbi 22 mijë njerëz dhe solli nnjë katastrofë të trefishtë duke shkatërruar Fukushimën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat