“Terrorizëm bërthamor”, Irani flet për incidentin e ndodhur në impiantin bërthamor

Azia

“Terrorizëm bërthamor”, Irani flet për incidentin e ndodhur në impiantin bërthamor

Më: 13 prill 2021 Në ora: 06:42
Ilustrim

Shefi i Organizatës për Energji Bërthamore të Iranit tha se ndërprerja e energjisë në impiantin bërthamor Natanz në afërsi të Teheranit është “terrorizëm bërthamor”.

Salehi tha se akti ishte një përpjekje për të prishur negociatat në vazhdim me SHBA-në në Vjenë, transmetoi agjencia shtetërore e lajmeve IRNA. Duke dënuar aktin, Salehi i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare dhe Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike që të reagojnë.

Më herët, Behrouz Kamalvandi, zëdhënësi i AEOI-së, raportoi një “aksident” në pjesë të rrjetit elektrik në impiant. Ai tha se nuk ka viktima ose rrjedhje, dhe shkaku po hetohet. Deri te incidenti erdhi pasi Teherani prezantoi centrifugat e reja të avancuara të uraniumit.

Tensionet midis Iranit dhe kundërshtarit të tij për një kohë të gjatë Izraelit janë përshkallëzuar në muajt e fundit, veçanërisht pas përpjekjeve diplomatike të drejtuara nga presidenti i SHBA-së, Joe Biden, për të ringjallur marrëveshjen bërthamore. Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, tërhoqi SHBA-në nga marrëveshja bërthamore iraniane, e njohur zyrtarisht si Plani i Përbashkët i Përgjithshëm i Veprimit.

Vitin e kaluar, u vra shkencëtari i lartë bërthamor i Iranit, Mohsen Fakhrizadeh. Teherani fajësoi Tel Avivin për vrasjen, duke thënë se do të hakmerret.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat