Tërmeti i fuqishëm “shkund” Iranin, ja sa ishte magnituda

Azia

Tërmeti i fuqishëm “shkund” Iranin, ja sa ishte magnituda

Më: 18 prill 2021 Në ora: 11:27
Foto ilustrim

Irani është “shkundur” nga një tërmet i fuqishëm ditën e sotme.

Raportohet se tërmeti me magnitudë 5.8 ballë u regjistrua në Bandar-e Gonaveh, në rajonin e Bushehr, përgjatë Gjirit Persik. Kjo është raportuar nga Instituti Gjeofizik Amerikan USGS.

Tërmeti ndodhi në një thellësi prej 10 kilometrash.

Televizioni shtetëror iranian, i cili foli për një madhësi prej 5.9, specifikoi se për momentin nuk ka asnjë lajm për lëndime ose dëme. Tronditja e parë u pasua nga një tronditje tjetër prej 4.5 ballë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat