India po bëhet epiqendër e pandemisë

Azia

India po bëhet epiqendër e pandemisë

Më: 22 prill 2021 Në ora: 10:05
Foto ilustrim

India ka raportuar numrin më të lartë ditor të të infektuarve me koronavirus, gjithsej 314,835 raste të reja. Vendi me 1.3 miliardë banorë është duke u bërë epiqendra e pandemisë.

Gjatë 24 orëve të fundit u shënuan 2.104 viktima, shifër kjo më e larta deri më tash në Indi. Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në rreth 16 milionë, vendi i dytë pas SHBA-së me 31.9 milionë.

Sistemi shëndetësor i Indisë është mbingarkuar dhe autoritetet kanë frikë se situata do të përkeqësohet edhe për shkak të mungesës së pajisjeve të oksigjenit.

Disa qytete të mëdha po raportojnë numër shumë më të madh të djegies dhe varrosjeve së viktimave sesa shifrat zyrtare të COVID-19, sipas mediave lokale dhe raporteve nga Reuters dhe Financial Times.

Kryeqyteti Nju Delhi aktualisht është nën izolim të plotë.

Instituti Serum i Indisë, i cili prodhon vaksinën AstraZeneca kundër COVID-19, tha se nuk do të jetë në gjendje të rrisë prodhimin mujor në 100 milionë doza deri në muajin korrik. Parashikimet paraprake kanë qenë për muajin maj.

Vonesa mund të ngadalësojë vaksinimin në Indi.

Vendet e varfëra, si dhe disa kombe të pasura, po mbështeten te Serumi për furnizimet e vaksinës AstraZeneca. Por muajin e kaluar, India filloi të kufizonte eksportet për t'i dhënë përparësi nevojave të brendshme./REL

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat