Me plagë të lehta dhe në gjendje shoku, 19 persona në spital pas sulmit me raketa të qytetit izraelit

Azia

Me plagë të lehta dhe në gjendje shoku, 19 persona në spital pas sulmit me raketa të qytetit izraelit

Më: 15 maj 2021 Në ora: 18:19
Foto ilustrim

Në qytetin izraelit të Beersheba, 19 persona janë dërguar në spital pasi u qëlluan me raketa nga forcat ushtarake në Gaza.

Sipas mediave izraelite, personat morën plagë të lehta, ndërkohë vraponin për të shkuar te kampet. Tre midis tyre ishin në gjendje shoku.

Sirenat binin në pjesën më të madhe të zonës, duke bërë që banorët të vraponin për të gjetur strehim, në mënyrë që të mbrohen.

Në Beersheba dhe Ashdod, ndërtesat u goditën nga raketat. Rreth 200 raketa u qëlluan në qytete izraelite gjatë natës, sipas ushtrisë izraelite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat