Indi, shënohen 3.380 vdekje të reja nga COVID-19

Azia

Indi, shënohen 3.380 vdekje të reja nga COVID-19

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 07:05
Ilustrim

Në 24 orët e fundit në Indi e cila është një prej vendeve më të prekura nga pandemia, si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) kanë humbur jetën 3.380 persona.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se me vdekjen e 3.380 personave në 24 orët e fundit, numri i viktimave ka shkuar në 344.082. Ndërsa me 120.529 raste, numri i përgjithshëm i rasteve arriti në 28.694.879.

Numri i rasteve ditore më 4 prill u rrit mbi 100 mijë, më 15 prill mbi 200 mijë, më 21 prill mbi 300 mijë dhe më 30 prill mbi 400 mijë. Ekspertët paralajmërojnë se numri i vërtetë i vdekjeve dhe rasteve mund të jetë shumë më i lartë sesa shifrat e publikuara.

Në vendin ku vazhdon ende trajtimi për 1.555.229 të prekur nga virusi, normat e testeve pozitive ësht 6.38 për qind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat