11 të vdekur nga një sulm me bombë në një veturë me civilë në Afganistan

Azia

11 të vdekur nga një sulm me bombë në një veturë me civilë në Afganistan

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 14:10
Afganistan

Një kamionetë me udhëtarë civilë që po udhëtone në Afganistanin verior ka rënë në një bombë, duke lënë të paktën 11 pasagjerë të vdekur, përfshirë këtu tre fëmijë, kanë bërë të ditur të dielën autoritetet afgane.

Veutra ka rënë në një humnerë nga eksplodimi i fuqishëm ndërkohë që ekipet e shpëtimit janë duke kërkuar për ndonjë të mbijetuar.

Deri më tani, askush nuk e ka marrë përgjegjësinë e sulmit, mirëpo qeveria provinciale ka akuzuar Talibanin për vendosjen e bombës, në përpjekje për të targetuar forcat afgane të sigurisë. Talibani ndërkohë, nuk është përgjigjur ende ndaj akuzave.

Siç raportohet, shumë bomba dhe mina janë vendosur nëpër tokë me qëllim që në to të bien forcat ushtarake të Afganistanit, mirëpo ato shpesh vrasin civilë.

Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në tre mujorin e parë të këtij viti, 1,783 civilë janë vrarë ose plagosur në Afganistan, që është një rritje prej 29% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Negociatat mes Talibanit dhe përfaqësuesve afganë kanë nisur në shtatorin e vitit të kaluar në Doha dhe kanë vazhduar edhe këtë vit. Mirëpo, Talibani ka bërë të ditur gjatë muajit prill, se nuk do të merrte pjesë në asnjë konferencë që do të përcaktonte të ardhmen e Afganistanit, derisa të gjitha trupat e huaja ushtarake të largoheshin nga Afganistani.

Presidenti amerikan, Joe Biden ka deklaruar ditë më parë, se të gjitha trupat ushtarake amerikane do të largohen nga Afganistani deri në shtator të këtij viti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat