Pas probleme familjare, kinezi vendosi të shfryjë mllefin mbi qytetarët e pafajshëm – mbyt gjashtë dhe plagos 14 tjerë

Azia

Pas probleme familjare, kinezi vendosi të shfryjë mllefin mbi qytetarët e pafajshëm – mbyt gjashtë dhe plagos 14 tjerë

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 17:25
Foto

Policia kineze ka arrestuar të dyshuarin për sulm me thikë, ku si pasojë humbën jetën gjashtë persona dhe u plagosën 14 tjerë në qytetin Anching në lindje të Kinës, kanë njoftuar autoritetet lokale.

I dyshuari për sulm në një zonë tregtare është 25-vjeçar, i cili kishte pranuar se ka “shfryrë mllefin e tij pas problemeve familjare që i kishte pasur dhe pikërisht ishte pesimizmi që e shtyu të kryej” këtë akt.

Siç raporton AP, nga 14 të plagosurit, një person është në gjendje të rëndë e të tjerët në gjendje stabile, thuhet ndër tjera në kumtesën e policisë kineze.

Mediat kineze kanë publikuar pamjet pas sulmit ku shihet gjak dhe shumë qytetarë të plagosur të shtrirë në tokë. 
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat