Shoferi nuk e ndal gazin as në zebra, godet me dhjetëra këmbësorë e lë pesë të vdekur

Azia

Shoferi nuk e ndal gazin as në zebra, godet me dhjetëra këmbësorë e lë pesë të vdekur

Më: 7 qershor 2021 Në ora: 22:50
Pamje nga vendi i ngjarjes

Pesë persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e një aksidentimi nga një veturë, që po vinte me shpejtësi në drejtim të këmbësorëve që po kalonin zebrat.

Siç bëjnë të ditur mediet e huaja, ngjarja ka ndodhur në Verilindje të Kinës, teksa autoritetet kineze kanë konfirmuar vdekjen e 5 personave.

Katër prej tyre vdiqën në vendin e ngjarjes dhe një tjetër u konfirmua i vdekur pasi u dërgua në spital.

Pesë të tjerët që pësuan lëndime po marrin trajtim mjekësor.

Forcat policore kanë arritur ta arrestojnë shoferin, për të cilin kanë konstatuar se nuk ka qenë nën ndikimin e alkoolit. 

Pamjet këtu.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat