Afro 40,000 raste pozitive me COVID-19 në 24 orët e fundit në Indi

Azia

Afro 40,000 raste pozitive me COVID-19 në 24 orët e fundit në Indi

Më: 8 gusht 2021 Në ora: 15:50
Indi

India ka raportuar për 39,070 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit.

Ministria indiane e Shëndetësisë ka bërë të ditur se numri total i rasteve pozitive në këtë shtet ka shkuar në 31,93 milionë sosh.

Ndërkohë, numri i të vdekurve brenda 24 orëve të fundit në Indi ishte 491, duke e çuar kështu numrin e të vdekurve në total, në 427,862.

India është një prej vendeve më të prekura në botë nga pandemia me koronavirus.

Varianti Delta po përhapet me shpejtësi të madhe nëpër shumë vende të botës, duke bërë kështu shumë shtete që të rikthejnë disa prej masave të cilat i kishin anuluar në fillim të verës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat