Kreu i ISIS flet për gazetaren e CNN dhe bën paralajmërimin e frikshëm: Ekziston në planet tona një operacion...

Azia

Kreu i ISIS flet për gazetaren e CNN dhe bën paralajmërimin e frikshëm: Ekziston në planet tona një operacion...

Më: 29 gusht 2021 Në ora: 10:47
Clarissa Ward ka intervistuar një udhëheqës të ISIS-K

Grupi terrorist ISIS-K ka marrë përgjegjësinë për sulmin vdekjeprurës me bombë jashtë aeroportit të Kabulit, i cili vrau 13 trupa amerikane dhe më shumë se 90 afganë.

Shefja e korrespondentes ndërkombëtare të CNN Clarissa Ward ka intervistuar një udhëheqës të ISIS-K, i cili pretendon se kishte nën komandën e tij deri në 600 burra.

I pyetur nga gazetarja nëse do të ndërmarri sulme jashtë Afganistanit, ai thotë se nuk mund të flasë për këtë.

Ndërkohë që shprehet se largimi i trupave amerikanë do të lehtësojë punën e tyre.

“Largimi i trupave amerikane dhe ardhja në pushtet e talebanëve do të na ndihmojë më shumë të përhapemi. Ekziston në planet tona një operacion rekrutimi që do të fillojë sapo situata do të qetësohet”- tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat