Protestat e grave afgane po shtohen pavarësisht të shtënave dhe rrahjeve

Azia

Protestat e grave afgane po shtohen pavarësisht të shtënave dhe rrahjeve

Më: 9 shtator 2021 Në ora: 14:47
Pamje nga video

Qindra gra afgane po udhëheqin protesta në disa qytete të vendit të tyre, për të kërkuar mbrojtjen e të drejtave të tyre, dhe për të denoncuar atë që ato thonë se është mbështetje nga Pakistani për talibanët.

Në një protestë në Kabul, më 7 shtator, talibanë të armatosur shtinë në ajër për të shpërndarë një marsh të udhëhequr nga gratë, teksa protesta të tjera u mbajtën edhe në qytetet Herat, Mazar-e Sharif, dhe Kunduz.

Dega afgane e Radios Evropa e Lirë ka folur me një protestuese nga Kabuli, e cila ka thënë se talibanët e kanë detyruar atë të mbyllë biznesin e saj dhe të largojë nga puna të gjitha punonjëset.

Protestat kanë vazhduar më 8 shtator, teksa një video e shfaqur në rrjetet sociale thuhej se shfaqte një pjesëtar të talibanëve duke rrahur me kamxhik një grua në një rrugë të Kabulit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat