Aeroplanët luftarakë të Tajvanit ulen në autostrada në manovrat anti-pushtim

Azia

Aeroplanët luftarakë të Tajvanit ulen në autostrada në manovrat anti-pushtim

Më: 16 shtator 2021 Në ora: 08:56
Foto

Aeroplanët e forcave ajrore të Tajvanit ishin sot në manovra duke praktikuar ulje e ngritje nga autostradat civile, në simulim të sulmeve ndaj bazave te tyre ajrore.

Manovrat 5-ditore janë pjesë e lojërave të zjarrit të vendit në përgatitje ndaj asaj që mediat quanin “pushtim i mundshëm nga Kina”.

Kina pretendon se ishulli është pjesë e territorit të saj dhe përballe aleancës së vendit me SHBA, ka thënë se mund ta pushtojë.

Tensionet ushtarake janë rritur dekadat e fundit teksa Kina dërgon shpesh në afërsi të Tajvanit avionë gjuajtës e bombardues, ndërsa SHBA dërgon luftanije në Detin e Kinës Jugore.

Mëngjesin e sotëm disa tipe avionësh të Tajvanit praktikonin ulje dhe ngritje nga një autostradë në provincën e Pingtung.

Manovrat u ndoqën nga Presidenti Tsai Ing-ven, i cili komentonte: “Aftësi të tilla luftimi vijnë nga stërvitjet rigoroze dhe vetëbesimi i forcave tona për të mbrojtur hapësirën ajrore”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat