Covid-19 nuk e ka origjinën në shpellën famëkeqe të lakuriqëve në Kinë – studimi francez

Azia

Covid-19 nuk e ka origjinën në shpellën famëkeqe të lakuriqëve në Kinë – studimi francez

Më: 9 tetor 2021 Në ora: 18:48
Foto

Një studimi ri nga Franca pretendon se Covid nuk e ka origjinën në shpellën famëkeqe të lakuriqëve në jug të Kinës, që është në qendër të teorisë së “daljes nga laboratori i virologjisë në Vuhan.

Shpella e Mojiang ishte përmendur deri tani si vendi i mundshëm i lindjes së virusit, pasi u mësua se gjashtë minatorë ishin prekur aty me një sëmundje të mistershme të ngjashme me gripin në vitin 2012.

Shkencëtarët e laboratorit tashmë famëkeq të Vuhan ishin dërguar asokohe në shpellë nga ku sollën mostrat e lakuriqëve.

Një prej viruseve të gjetura aty ishte shumë i afërt me atë që shkakton  Covid-19, me rreth 97 përqind të përbëries gjenetike të njëjtë.

Mbështetësit e teorisë së laboratorit besojnë se ose minatorët ishin prekur nga një version më i hershëm i Covid ose se patogjeni që shkakton pandeminë lindi si rezultat i eksperimenteve me virusin në laboratorët e Vuhan.

Por tashmë studiuesit francezë thonë se asnjë nga teoritë nuk është e vërtetë, pas ristudimit të të dhënave mjekësore të minatorëve asokohe.

Ata thonë se simptomat e tyre ishin tepër të ndryshme nga Covid dhe hedhin dyshime mbi faktin se asnjë nga stafi i spitalit apo të afërmit e minatorëve nuk u infektuan.

Në studimin e tyre ata shkruajnë: “Dikush mund të dyshojë se një virus që ka vrarë 4 milionë njerëz deri tani dhe ka infektuar shumë të tjerë, nuk ka shkaktuar asnjë infektim të njohur në 7 vite, sipas teorisë së shpellës, nga 2012-ta kur u zbulua, deri në 2019.”

Ata shtojnë se virusi RATG13 i zbuluar te lakuriqët e shpellës së Mojiang – nuk ishte i aftë të infektonte njerëzit dhe as nuk ka prova se ngacmimet e tij në laborator mund t’i jepnin një aftësi të tillë.

Disa kritikë të raportit thonë se një nga studiuesit e dokumentit të fundit ka lidhje me laboratorin e Vuhan, kështu që mund të ketë konflikt interesi.

Gjashtë minatorët e prekur nga pneumonia misterioze në Mojiang në prill 2012, ishin me moshë nga 30 deri në 63 vjeç, dhe tre vdiqën si rezultat i infeksionit.

Studimi i fundit është drejtuar nga Roger Frutos, mikrobiolog i qendrës kombetare franceze të bujqësisë. Ai thotë se janë zbuluar mospërputhje të konsiderueshme mes sëmundjeve të tyre dhe simptomave tipike të Covid.

Minatorët asokohe kishin nuk kollë të thatë siç është simptoma e Covid, por në kollën e tyre kishin gjak dhe gëlbazë.

Të gjithë minatorët kishin enjtje të gjendrave limfatike në gjoks ose ndryshe “ujë në mushkëri”, çka ndodh në vetëm 0.01 përqind të pacientëve të Covid.

“Kështu që bie poshtë teoria e minierës së Mojiang si origjinë e mundshme e SARS-CoV-2,” shkruanin studiuesit në dokumentin e publikuar në revistën Environmental Research.

“Refuzimi i teorisë së minierës së Mojiang e bën teorinë e daljes së virusit nga laboratori i Vuhan, vetëm një narrativë të bazuar në opinion”, shtonin ata.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat