OKB: Integriteti i Rripit të Gazës duhet të respektohet

Azia

OKB: Integriteti i Rripit të Gazës duhet të respektohet

Më: 10 nëntor 2023 Në ora: 06:12
Stephane Dujarric

OKB-ja kërkoi respekt për integritetin territorial të Rripit të Gazës ndërsa Izraeli vazhdon të kryejë sulme kundër enklavës palestineze.

“Integriteti i Gazës duhet të respektohet. Është e qartë tani se asnjë vend në Gaza nuk është i sigurt,” tha zëdhënësi Stephane Dujarric në një konferencë për shtyp.

Ai po i përgjigjej një pyetjeje që kërkon sqarime mbi qëllimin e thirrjes së përsëritur të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres për një armëpushim humanitar në Gaza.

“Një armëpushim humanitar do të thotë që zjarri të pushojë për qëllime humanitare. Përsa i përket asaj se si do të duket në të vërtetë, padyshim, kjo duhet të diskutohet,” tha Dujarric.

Zëdhënësi tha se OKB-ja “nuk ka dyshim se një numër i madh fëmijësh kanë humbur jetën në Gaza”.

Dujarric tha gjithashtu se numri i të vdekurve për personelin e OKB-së në Gaza është rritur në 99.

Ai theksoi se ata që janë përgjegjës për vdekjet do të identifikohen sipas procedurave të OKB-së pas përfundimit të konfliktit .

Të paktën 10,569 palestinezë, duke përfshirë 4,324 fëmijë dhe 2,823 gra, janë vrarë.

Sipas shifrave zyrtare, numri i të vdekurve në Izrael është afër 1600.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat