Kina pret rënie të rritjes ekonomike për 6.5%

Azia

Kina pret rënie të rritjes ekonomike për 6.5%

Më: 5 mars 2017 Në ora: 09:38
Li Keqiang

Plani për rritje ekonomike të Kinës është shkurtuar për rreth 6.5 për qind, nga 6.5 deri në 7 sa ishte në vitin e kaluar.

Këtë e ka paralajmëruar kryeministri i këtij vendi Li Keqiang, shkruan BBC.

Ai i është drejtuar parlamentit të vendit dhe më pas ka folur edhe në Kongresin Kombëtar të Popullit ë cila ka zënë vend në Pekin në sesionin vjetor.

Ekonomia e Kinës ka kaluar në ritmin e saj më të ngadaltë në vitin 2016, që është rezultati më i dobët i shënuar për 26 vjet.

Li ka thënë se do të trajtojë ndërmarrjet e qymyrit dhe çelikut, për të prodhuar më shumë nga çka nevojë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat