Pekini premton një rritje të masave kundër ndotjes

Azia

Pekini premton një rritje të masave kundër ndotjes

Më: 5 mars 2017 Në ora: 19:53
Kryeministri kinez, Li Keqiang

Kryeministri kinez, Li Keqiang premtoi sot se do t’i japë kinezëve një qiell blu, ndrkohë që vendi, ndotësi i parë në botë, është gjithnjë e më shumë i asfiksuar nga një re toksike.

“Do të zhvilloj një luftë të pamëshirshme për të ruajtur qiellin blu”, deklaroi Li në fjalimin e tij me hapjen e sesionit vjetor të Parlamentit, ndërsa dy muaj më parë u arrit një nivel ndotjeje ku i gjithë veriu i Kinës qëndroi për gjashtë ditë në alarm të kuq.

Numri dy i regjimit komunist garantoi se qeveria e tij do të përforcojë këtë vit normat ekologjike dhe se do t’i aplikojë në mënyrë më strikte.

“Ne do të mbyllim pa asnjë hezitim, sipas ligjit të gjitha kompanitë që nuk janë konform me normat e ndotjes”, theksoi kryeministri kinez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat