Një pilot sirian, aeroplani i të cilit është përplasur në Turqi, ka thënë se fluturakja e tij ishte qëlluar gjatë operacionit për t’i sulmuar hapësirat e largëta në pjesën veriore të Sirisë, ka raportuar mbrëmë agjencia shtetërore e lajmeve në Turqi, Anadolu.
Piloti i forcave ajrore të Sirisë, i cili ishte ejektuar nga aeroplani para se ai të përplasej, po trajtohet në një spital në rajonin Hatay.
Piloti 56 vjeçar i forcës ajrore, që është identifikuar si Mehmet Sufhan, u tha autoriteteve të Turqisë se aeroplani i tij i tipit, MIG 23, ishte ngritur nga baza ajrore në Latakia të Sirisë.
Grupi islamik kryengritës në Siri, Ahrar al-Sham, e ka marrë përgjegjësinë për rrëzimin e aeroplanit.
Por Observatori sirian për të drejtat e njeriut, me seli në Londër, që i ka vëzhguesit në terren në Siri, tha se nuk është ende e qartë se a është rrezuar aeroplani nga ndonjë problem teknik apo është qëlluar.