Koreja Veriore: Raketa ndërkontinentale mund të mbajë një bombë bërthamore

Azia

Koreja Veriore: Raketa ndërkontinentale mund të mbajë një bombë bërthamore

Më: 5 korrik 2017 Në ora: 11:19
Raketa

Raketa balistike ndërkontinentale që Koreja e Veriut sapo testoi është në gjendje të mbaje një mbushje bërthamore, shkruan sot agjencia zyrtare koreano-veriore e lajmeve, KCNA.

Kjo pajisje, që u lëshua në çastin që SHBA-ja përgatitej të festonte festën kombëtare, mund të arrijë deri në Alaskë, sipas ekspertëve amerikanë.

Posedimi i një rakete balistike ndërkontinentale përbën një kthesë për regjimin komunist, që deri tani ka realizuar pesë teste bërthamore dhe ka në dispozicion një arsenale me bomba atomike.

Mbetet për të ditur nëse Koreja e Veriut është në gjendje të instalojë një bombë bërthamore në një rakete ndërkontinentale dhe nëse ka teknologjinë që të jetë në gjendje ta komandojë këtë raketë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat