Shira të fuqishme në Japoni, një i vdekur

Azia

Shira të fuqishme në Japoni, një i vdekur

Më: 5 korrik 2017 Në ora: 14:39
Shira të fuqishme në Japoni

Një person ka humbur jetën si rezultat i motit të lig që sot ka kapluar Japoninë, pas tajfunit të fuqishëm të javës së kaluar dhe shumë shtëpi në jugperëndim të vendit janë vërshuar.

Sipas pohimeve të policisë, sot është gjetur trupi i pajetë i një 93-vjeçari që ka humbur jetën nga vërshimet, transmeton AP.

Autoritetet njoftuan se kanë urdhëruar evakuimin  e 60 mijë personave.

Qyteti Hamada në prefekturën e Shimanes është goditur më së shumti nga të reshurat e shiut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat