Fitorja në Mosul çështje ore, ISIS humb metrat e fundit

Azia

Fitorja në Mosul çështje ore, ISIS humb metrat e fundit

Më: 8 korrik 2017 Në ora: 11:15
Ilustrim

Televizioni shtetëror irakian njoftoi sot se forcat e sigurisë të këtij vendi presin të vendosin kontrollin e plotë mbi qytetin e Mosulit, pasi që Shteti Islamik ka vetëm edhe “disa metra të territorit, të cilin e kontrollon”, transmeton Reuters.

“Tash po shohim metrat e fundit të betejës, pas të cilës do të bëhet e ditur fitorja. Në pyetje janë orët”, ka thënë spikerja e televizionit irakian duke cituar korrespodentët, të cilët ndodhen me forcat e sigurisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat