Një gjykatë në Taxhikistan dënoi me burg një person, i cili ka shtyrë gruan e tij të bëjë vetëvrasje, për shkak të argumenteve mbi virgjërinë e saj.
Zyrtarët në qytetin Vose i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se Zafar Pirov, 24 vjeç, është dënuar me 7 vjet burgim.
Gruaja e Pirovit, Rajabbi Khurshed, është vetëvrarë në muajin qershor, 40 ditë pasi është martuar.
Khurshed kishte kaluar testin e virgjërisë, i cili nuk është i detyrueshëm, por zakonisht kërkohet nga gratë e reja në Taxhikistan, përpara se ato të martohen.
Por, sipas të afërmve, bashkëshorti e ka akuzuar atë për humbje të virgjërisë para martesës.
Sipas familjes së gruas, ajo ka thënë në shtratin e vdekjes se ka qenë në nën presion të madh nga burri.
Ajo ka pirë dozë fatale të uthullës më 22 qershor dhe ka vdekur në spital disa orë më vonë.