Vendosen çadra kundër diellit në Mekë

Azia

Vendosen çadra kundër diellit në Mekë

Më: 25 gusht 2017 Në ora: 15:48
Vendosen çadra kundër diellit në Mekë

?Çadra të palosshme do të instalohen në oborret dhe nëpër katet e xhamisë së Madhe në Mekë vitin e ardhshëm.

Kjo gjë do të bëhet për të mbrojtur pelegrinët nga dielli dhe të nxehtit, njoftoi komandanti i forcave të sigurisë të Haxhit.

Çadrat do të mbulojnë një sipërfaqe prej 53×53 metra, duke i bërë ato më të mëdhatë në botë.

Komandanti i forcave të sigurisë në xhami, Major Gen. Mohammed Al-Ahmadi, tha se temperaturat janë relativisht të ulëta brenda xhamisë.

Kjo për shkak të ajrit të kondicionuar, por çadrat do të ofrojnë komoditet për pelegrinët në oborret dhe nëpër katet e xhamisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat