Gjeneralët e Koresë së Jugut japin alarmin: Kim po përgatitet të lëshojë të tjera raketa!

Azia

Gjeneralët e Koresë së Jugut japin alarmin: Kim po përgatitet të lëshojë të tjera raketa!

Më: 4 shtator 2017 Në ora: 09:13
Ilustrim

“Koreja e Veriut duket të jetë duke u përgatitur për të nisur një raketë balistike që mund të jetë ndërkontinentale dhe mund te arrijë në territoret amerikane. “

Alarmi erdhi nga shefat ushtarakë në kryeqytetin e Koresë së Jugut.

Ministria koreano-jugore e mbrojtjes tha në një seancë parlamentare se ishte duke parë shenja se Koreja e Veriut po planifikonte të niste të tjera raketa balistike, ndoshta duke përfshirë një raketë balistike ndërkontinentale.

"Ne kemi parë shenja të vazhdueshme për të tjera lëshime të raketave balistike. Parashikojmë gjithashtu se Koreja e Veriut mund të lëshojë një raketë balistike ndërkontinentale", tha Chang Kyung-soo, një zyrtar i ministrisë së mbrojtjes.

Ministria e mbrojtjes u thirr nga parlamenti i Koresë së Jugut për t'iu përgjigjur pyetjeve rreth testit të gjashtë dhe më të madh bërthamor të Koresë së Veriut, i cili u krye ditën e djeshme.

Ndërkohë Koreja e Jugut ka kryer një stërvitje raketash që simulon një sulm në vendin bërthamor të Koresë së Veriut, duke iu përgjigjur kështu në mënyrë të flaktë të testit të gjashtë të Phenianit.

Gjatë manovrave të fuqishme, dhjetëra raketa janë lëshuar nga avionë luftarakë, dhe disa të tjera janë nisur nga toka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat