Shteti komunist paralajmëron luftën e tretë botërore

Azia

Shteti komunist paralajmëron luftën e tretë botërore

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 27 shtator 2017 Në ora: 10:53
Kina paralajmëroi: "Shkallëzimi i mëtejshëm i tensioneve do të çojë vetëm në luftë".

Shteti komunist kinez ka paralajmëruar presidentin Donald Trump lidhur me deklarata e tij për luftë me Korenë Veriore.

Kina i ka thënë presidentit amerikan se kërcënimet e tij "të rastësishme" për të "shkatërruar totalisht" Koren e Veriut çojnë në luftën e tretë botërore dhe kjo do t’i shkaktonte humbje të mëdha edhe vet SHBA-ve, shkruan “Daily star”, përcjell “Bota sot”.

Aleanca komuniste e Koresë së Veriut tha se veprimet e Trump janë "armiqësore" dhe ato "krijojnë probleme" për Kinën.

Ai paralajmëroi: "Shkallëzimi i mëtejshëm i tensioneve do të çojë vetëm në luftë".

E armatosur me armë  bërthamor – dhe më një ushtri më të madhe në botë - luftoi në anën e mbretërisë së vetmisë, kundër SHBA-ve, në Luftën e Koresë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat