Koreja e Jugut përgatitet për luftën e tretë botërore

Azia

Koreja e Jugut përgatitet për luftën e tretë botërore

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 28 shtator 2017 Në ora: 10:48
Kim Jong Un

Presidenti i Koresë së Jugut ka bërë thirrje ushtrisë së tij "përgatitje për kohë lufte", pasi që sipas tij ekziston rreziku permanent i shpërthimit të Luftës së Tretë Botërore.

Presidenti Moon Jae-in ka kërkuar transferimin e kontrollit operacional të kohës së luftës nga Shtetet e Bashkuara në ushtrinë e shtetit e tij.

Planet aktuale nënkuptojnë se në rast të një konflikti që do të dilte në Gadishullin Korean, një gjeneral i SHBA do të komandonte forcat amerikane dhe të Koresë së Jugut.

Por në një luftë me shenjë gjithnjë e më të qartë është duke u afruar, Presidenti Moon ka kërkuar që Koreja e Jugut të kontrollojë ushtrinë e saj sa më shpejt që të jetë e mundur.

Ai njoftoi planet për të forcuar aftësitë e mbrojtjes së Jugut në një përpjekje për të hequr më në fund programin e armëve bërthamore të Koresë së Veriut, duke përfshirë çdo agresion të Koresë së Veriut me "dënim të fortë", shkruan daily star.

 "Vendosmëria e qeverisë sonë për të mbrojtur paqen kërkon aftësi të forta mbrojtëse dhe ne do të qëndrojmë kundër provokimeve të pakujdesshme me ndëshkim të fortë", ka thënë ai./BS

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat