Bagdadi nuk ndalon fluturimet humanitare në Kurdistan

Azia

Bagdadi nuk ndalon fluturimet humanitare në Kurdistan

Më: 29 shtator 2017 Në ora: 19:16
Ilustrim

Ndalimi i fluturimeve me destinacion aeroportet e Kurdistanit irakian dhe anasjelltas, nuk përfshin fluturimet humanitare, ushtarake dhe diplomatike, pohoi sot drejtoresha e aeroportit ndërkombëtar të Erbilit.

Kjo deklaratë vjen ndërsa shtetasit e huaj kanë mbetur në aeroportet e Erbilit dhe Souleimaniyeh, disa orë para ndërprerjes së fluturimeve në orën 18:00 sipas orës lokale të linjave ndërkombëtare në drejtim të Kurdistanit dhe anasjelltas, të imponuara nga Bagdadi në formë kundërpërgjigje të referendumit për pavarësi në këtë rajon.

“Fluturimet humanitare, ushtarake dhe diplomatike do të përjashtohen nga ndalimi”, njoftoi Talar Faiq Saleh, drejtoresha e aeroportit të Erbilit, kryeqyteti i Kurdistanit.

“Ndiej keqardhje për situatën në të cilën ndodhemi. Autoriteti i Aviacionit civil supozohet të jetë një organ i pavarur, por në Irak gjithkush mund të marrë një vendim”, u shpreh ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat