Mësohet se ushtarët turq dhe automjete të blinduara kanë kaluar kufirin me Sirin si pjesë e një operacioni që Ankaraja thotë se ka për qëllim ndalimin e luftimeve në provincën Idlib, raporton BBC, përcjell “Bota sot”.
Në deklaratë e ushtrisë turke thuhet se forcat do të ngritin postet e vëzhgimit për të ndihmuar në monitorimin e "zonës sëde-eskalimit" në përputhje me një marrëveshje me Rusinë dhe Iranin.
Idlibi kontrollohet kryesisht nga Hayat Tahrir al-Sham (HTS), një aleancë xhihadiste e lidhur me al-Kaedën.
Idlib gjithashtu kufizohet me enklavën kurde të Afrin, të cilën Turqia dëshiron të përmbajë.