Forcat egjiptiane vrasin 12 militantë në Sinai - Bota Sot
Forcat egjiptiane vrasin 12 militantë në Sinai

Azia

Forcat egjiptiane vrasin 12 militantë në Sinai

Më: 12 gusht 2018 Në ora: 16:30
Sinai

Forcat e sigurisë egjiptiane kanë vrarë 12 militantë në strehimoret e tyre në veri të Sinait, ka njoftuar agjencia shtetërore e lajmeve MENA.

Kjo erdhi si rezultat i një fushate të nisur nga forcat egjiptiane për të çrrënjosur islamistët radikal të cilët qëndrojnë pas një kryengritje të armatosur në këtë zonë, shkruan Euronews.

Numri i militantëve të vrarë gjatë fushatës në Sinai e cila filloi në muajin shkurt të këtij viti, arriti në 325 ndërsa mediat ndërkombëtare raportojnë se të paktën 35 ushtarakë të forcave egjiptiane janë vrarë si pasojë e rezistencës.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur 5 armë, nga të cilat 4 prej tyre ishin automatike, municion dhe dy bomba të gatshme për përdorim, ka njoftuar MENA

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...