Arabia Saudite jep 100 milionë dollarë për rindërtimin e Sirisë - Bota Sot
Arabia Saudite jep 100 milionë dollarë për rindërtimin e Sirisë

Azia

Arabia Saudite jep 100 milionë dollarë për rindërtimin e Sirisë

Më: 17 gusht 2018 Në ora: 15:05
Siri

Arabia Saudite ka njoftuar se ka dhuruar 100 milionë dollarë për projektet e stabilizimit në verilindje të Sirisë, në zonat që dikur ishin të kontrolluara nga militantët e Shtetit Islamik. Tani, këto zona kontrollohen nga forcat që mbështeten nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ambasada e Arabisë Saudite në Uashington tha se paratë do të "shpëtonin jetë dhe do të ndihmonin në organizmin e kthimit të sirianëve të zhvendosur dhe do të parandalonin rivendosjen e IS-it".

Paratë do t’i kushtohen bujqësisë, arsimit, rinovimit të infrastrukturës, rregullimit të ujësjellësit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...