Kryeministri i Pakistanit u premton shtetësi fëmijëve të refugjatëve - Bota Sot
Kryeministri i Pakistanit u premton shtetësi fëmijëve të refugjatëve

Azia

Kryeministri i Pakistanit u premton shtetësi fëmijëve të refugjatëve

Më: 17 shtator 2018 Në ora: 21:04
Kryeministri i ri i Pakistanit, Imran Khan.

Kryeministri i ri i Pakistanit, Imran Khan, u zotua se do t'iu japë shtetësi fëmijëve të refugjatëve afganë dhe bengalezë, të lindur në Pakistan.

Khan tha se qindra-mijëra afganë dhe bengalezë jetojnë në Pakistan pa përfitime nga sistemi i sigurimeve sociale.

Ai tha se mungesa e dokumenteve dhe shkollimit i ka parandaluar ata të gjejnë punë dhe, në këtë mënyrë, i janë kthyer krimit.

"Kur lind në Amerikë, ti merr pasaportën amerikane. Është praktikë në secilin vend të botës. Përse jo këtu?", tha Khan.

Në Pakistan jetojnë rreth 1.4 milion refugjatë të regjistruar afganë, disa prej të cilëve prejse kanë ikur nga pushtimi sovjetik më 1979.

Në Pakistan jetojnë edhe rreth 250 mijë bengalezë, shumica prej të cilëve kanë arritur gjatë luftës civile të Pakistanit më 1971, kur Pakistani Lindor është ndarë për të shpallur pavarësinë dhe është bërë Bangladesh.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë e mirëpriti njoftimin e Khanit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...