Në Kinë një grua paditet për akuzat që bëri ndaj yllit televiziv për ngacmim seksual

Azia

Në Kinë një grua paditet për akuzat që bëri ndaj yllit televiziv për ngacmim seksual

Më: 27 shtator 2018 Në ora: 19:56
Kinë

Fushata kundër ngacmimeve seksuale #MeToo në Kinë ka marrë kundërsulme ditëve të fundit, kur një grua e cila kishte dalë publikisht me akuza ndaj një ylli televiziv u padit nga Prokuroria e shtetit për akuza të rrejshme.

BBC raporton se vetëm disa muaj më parë, Kina u godit nga një varg akuzash #MeToo që dolën nga arena aq të ndryshme sa tempuj, universitete dhe spektakle televizive. Tani, një rast duhet të shkojë përpara gjykatave civile të Kinës por është akuzuesi, jo i akuzuari, i cili duhet të mbrojë veten.

Në korrik, bota argëtuese e Kinës u përball me pretendimin se një nga yjet më të mëdhenj dhe më të dashur të vendit kishte prekur me forcë dhe e puthi një praktikante pasi mori një shportë frutash në zyrën e saj.

Zhu Jun, i njohur për spektaklin ekstravagant televiziv kombëtar, Gala Festivali i Pranverës, mohoi menjëherë akuzën dhe vazhdoi të padisë atë për dëmtim të reputacionit dhe mirëqenies së tij mendore.

Gruaja, e njohur nga monikerja e saj online Xianzi, më në fund u tha të martën se rasti do të dëgjohet në gjykatën e qarkut Haidian të Pekinit.

Tani ajo ka paraqitur një kundërvënie dhe synon të luftojë çështjen, duke krijuar kështu konfrontimin e parë të Kinës për ngacmime seksuale në Gjykatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat